Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kërcënimi i terroristëve: “Severna Brigada” kërcënon, BIA arreston (VIDEO)

NULL NULL
31.07.2026 20:35
Kërcënimi i terroristëve: "Severna Brigada" kërcënon, BIA arreston (VIDEO)

Para tri viteve Republika e Kosovës e shpalli organizatë terroriste të ashtuquajturën “Brigada e Veriut”.

Por kërcënimet nga ajo që në gjuhën serbe quhet “Severna Brigada” nuk kanë pushuar.

Forcat e rendit raportuan se në Zubin Potok organizata terroriste  përmes rrjetit social, ka kanosur me jetë zyrtarë institucionalë. Kurse Rasti është duke u hetuar, nga njësitet relevante policore.

Mësohet  se kanosja është bërë ndaj disa zyrtarëve policor të angazhuar për ruajtjen e vendit-lokacionin; në fshatin Kalludër të Vogël, ku tash e disa ditë po bëhen gërmime mbi dyshimet se mund të ketë varrezë masive, derisa të martën u gjetën eshtra njerëzish.

Ndërkohë autoritetet serbe , njoftuan se në qytetin Kragujevc, është arrestuar një 46 vjeçar nga Istogu në Kosovë, me emrin Ranko Tepavac, për siç thuhet spiunazh.

BIA në Beograd pretendon se ky serb i Kosovës, për vite ka dhënë informacione inteligjencës kosovare, mbi aktivitetet e pjesëtarëve të tanishëm dhe të dikurshëm të policisë e ushtrisë serbe, sidomos të atyre nga Zubin Potoku.

Pikërisht në këtë qytezë të hënën me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia arrestoi dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Sipas dyshimeve, M.J dhe M.B. gjatë periudhës së luftës, respektivisht gjatë vitit 1999, dyshohet se kanë kryer krime ndaj popullsisë civile, në rajonin e Mitrovicës.

Të mërkurën Gjykata Themelore në Prishtinë, u caktoi nga një muaj paraburgim dy të arrestuarve.

Kjo gjykatë mes tjerash vlerësoi se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, pasi ekziston rrezik real që nëse të pandehurit lihen në liri, mund të arratisen me qëllim të fshehjes dhe ikjes nga përgjegjësia penale, po ashtu duke marr parasysh se të pandehurit janë edhe shtetas të Serbisë.

lajme të ngjashme