Dua Lipa kërkoi vetëm ajvar, zbulon Vjosa Zhubi nga Klan Arena NULL NULL 31.07.2026 21:37 31.07.2026 21:37 Vjosa Zhubi nga Klan Arena ka bërë të ditur se Dua Lipa nuk ka pasur kërkesa të veçanta për ushqimin në “Sunny Hill Festival”. “Kemi qenë edhe vitin e kaluar. Nuk ka pasur kërkesa të veçanta, përveç që të ketë ajvar”, tha Zhubi. Ajo shtoi se këtë vit organizatorët kanë vendosur edhe etiketa për alergjenët në ushqim. “Këtë vit kemi krijuar edhe pjesën që tregon se cilat ushqime përmbajnë alergjenë, sepse është përgjegjësi”, u shpreh ajo. Sipas Zhubit, menuja është menduar të jetë e balancuar. “Karbohidratet e shëndetshme i marrim nga orizi dhe patatet. Mundohemi të kemi proteina dhe gjithashtu ushqim për vegjetarianët”, tha ajo. Ndiqeni “Prive Sunny Hill” direkt në Klan Kosova.