Sahati pas peformances në Sunny Hill: Ndihem krenare për rrugën që kam zgjedhur NULL NULL 31.07.2026 21:32 31.07.2026 21:32 Këngëtarja Sahati, në një intervistë për “Prive Sunny Hill”, u shpreh se ndihet krenare për rrugëtimin e saj në muzikë dhe faktin që ka ndërtuar karrierën në mënyrë të pavarur. “Deri tani ndihem shumë krenare. Jam me fat që e kam mbështetjen e familjes, por kjo është një rrugë që kam zgjedhur ta ndërtoj e pavarur. Jam shumë e emocionuar”, tha ajo. Artistja foli edhe për presionin ndaj vajzave për ndryshime fizike, duke theksuar se standardet e bukurisë nuk duhet të ndikojnë në vendime të nxituara. “Edhe mua më josh ideja për të ndryshuar diçka te vetja. E kuptoj presionin për t’u dukur perfekte. Unë jam rritur duke parë fytyra natyrale, por vajzat sot duhet të mendojnë më thellë, sepse nuk është vetëm për veten”, u shpreh Sahati. /Klankosova.tv