Shaqiri hyn në histori, i pari që shënon në gjashtë turne të mëdhenj ndërkombëtarë NULL NULL 19.06.2024 22:03 19.06.2024 22:03 Shaqiri duke festuar golin e tij sonte kundër Skocisë. Foto: AP Futbollisti shqiptar me shtetësi zvicerane, Xherdan Shaqiri, sonte është bërë i pari në histori të futbollit që shënon në gjashtë turnet më të mëdhenj ndërkombëtarë. Shaqiri me Zvicrën shënoi në Kupën e Botës në vitin 2014 dhe në Kampionatin Evropian në vitin 2016. Ai e vazhdoi traditën e shënimit të golave edhe në Kupën e Botës në vitin 2018, më pas në Kampionatin Evropian 2020, për ta bërë të njëjtën gjë në Kupën e Botës në vitin 2022 dhe sonte në Kampionatin Evropian 2024, njofton Klankosova.tv. Deri më tani në kampionate Botërore dhe Evropiane, Shaqiri ka shënuar gjithsej 10 gola. Golin e fundit Shaqiri e shënoi sonte kundër Skocisë në minutën e 23-të të ndeshjes. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.