Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shannen Doherty thotë se kanceri i është përhapur në kocka

NULL NULL
30.11.2023 23:12
Shannen Doherty

Aktorja Shannen Doherty thotë se kanceri i saj i gjirit i është përhapur në kocka.

Ylli amerikan – e njohur në serialin e viteve ’90 Beverly Hills 90210 – u diagnostikua në vitin 2015, por dy vjet më vonë sëmundja u largua.

Ajo u kthye më 2019, dhe vitin e ardhshëm ajo tha se ishte diagnostikuar në fazën e katërt.

Në qershor të këtij viti, aktorja zbuloi se kishte bërë një operacion për të hequr një tumor pasi kanceri u përhap në trurin e saj.

Doherty, 52-vjeçare, i ka thënë revistës People se kanceri është përhapur deri në kockat e saj – por se ajo është e vendosur të mos heqë dorë dhe të vazhdojë të punojë.

“Nuk kam mbaruar me të jetuarit. Nuk kam mbaruar me dashurinë. Nuk kam mbaruar me krijimin. Nuk kam mbaruar me shpresën që të ndryshoj gjërat për mirë. Unë thjesht nuk kam mbaruar “, tha ajo.

Doherty u bë një yll i madh i viteve 1990 kur luajti rolin e Brenda Walshit në dramën adoleshente Beverly Hills 90210 së bashku me Jason Priestly dhe Luke Perry.

Shannen Doherty

lajme të ngjashme