Shalli i Rugovës i dhurohet Sali Berishës (VIDEO) NULL NULL 25.03.2025 10:38 25.03.2025 10:38 Ish-Presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, ka marrë një dhuratë të veçantë nga Adnan Merovci, ish-bashkëpunëtor i afërt i ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Shalli i Rugovës, i cili ka pasur një rëndësi simbolike për historinë e Kosovës, tani i takon Berishës. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha e ka cilësuar këtë dhuratë si “më prekësen e jetës së tij”. Ai shprehu mirënjohjen për Merovcin dhe theksoi se ky ishte një moment i paharrueshëm për të. “Dhurata më prekëse e jetës sime. Adnan Merovci, bashkëpunëtori i presidentit Rugova, më dhuroi shallin e mikut tim të pavdekshëm. Kjo ishte dhurata më prekëse e jetës sime. Faleminderit shumë Adnan”, shkroi Berisha në Facebook./Klankosova.tv View this post on Instagram A post shared by Sali Berisha (@saliberisha_faqjazyrtare)