Shala: LDK, PDK e AAK duhet ta kuptojnë, që Lista Serbe nuk është terroriste pa një vendim gjykate (VIDEO) NULL NULL 28.08.2025 21:50 28.08.2025 21:50 Analisti politik, Azdren Shala ka deklaruar se të gjitha partitë politike në vend po valëvitin, siç e ka quajtur ai, “flamurin e marrëzisë” në raport me Listën Serbe, duke mos e zgjedhur as sot nënkryetarin e kësaj të fundit. Në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës, ai tha se subjektet politike janë duke e luajtur gjyqësorin, dhe sipas tij, nuk po e kryejnë punën që u takon. “Në këtë Kuvend të Kosovës kurrë nuk kam parë performancë më të dobët dhe, besa, më të gërditshme. Janë duke luajtur me naivitet dhe gërditshëm po aq sa Albin Kurti, lojën e Kurtit edhe PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja”, theksoi Shala. Ai tha se nëse Lista Serbe duhet të shpallet terroriste, këtë vendim duhet ta marrë gjyqësori, e jo legjislativi. “Këtu kanë ndërruar funksionet. Listën Serbe, terroriste mund ta shpallë dhe e shpallë gjyqësori, jo legjislativi. Janë instancat që e shpallin terroriste, këtu janë ndërruar, është përmbysur e gjithë puna. Ato që duhet të bëjnë Kuvendin po e bën Gjykata Kushtetuese, ku iu tregon përfundime politike. Atë që e kërkon ta bëjë Gjykata po na e bën Kuvendi neve. Kjo marrëzi ndodh vetëm në Kosovë, në asnjë vend normal të Evropës ose të botës”, ka thënë Shala. Sipas tij, Listën Serbe është mirë ta kuptojnë PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja, pasi siç u shpreh Shala, nuk është terroriste pa një aktgjykim të Gjykatës. “Kështu veç futemi në atë spiralen dhe rrethin vicioz që e ka bërë Albin Kurti e këta po e luajnë me naivitet. Edhe kënaqen edhe thonë se ne po e kundërshtojmë, ti je duke e bërë si Kurti, vetëm se po përdor mjete të tjera”, tha Shala. /Klankosova.tv