Kusari: Liria e medias ka pësuar rënie, raporti evidenton edhe ndikimin e pushtetit NULL NULL 20.07.2026 10:32 20.07.2026 10:32 Liria e medias në Kosovë ka shënuar rënie, sipas gjetjeve të raportit të misionit faktmbledhës nga Platforma e Këshillit të Evropës, të prezantuar sot nga juristja e medias, Flutura Kusari. Sipas raportit, ndër zhvillimet që kanë ndikuar në këtë situatë përmenden Ligji për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM) dhe, siç u tha, nxitja e gjuhës së urrejtjes ndaj gazetarëve nga figura politike, konkretisht nga përfaqësues të pushtetit -Lëvizjes Vetëvendosje. Në prezantimin e raportit u tha se këto zhvillime kanë cenuar përparimin e Kosovës në fushën e lirisë së medias dhe kanë ndikuar në pozitën e saj si një nga vendet me përparim në këtë drejtim. /Klankosova.tv