Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tëmetet e fuqishme në Venezuelë lënë mbi 5 mijë të vdekur

NULL NULL
20.07.2026 10:29

Venezuela po përballet me pasojat e një prej fatkeqësive më të rënda natyrore të viteve të fundit, pasi bilanci i viktimave nga tërmetet e fuqishme të qershorit ka kaluar në mbi 5 mijë persona të vdekur.

Presidenti i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, Jorge Rodriguez, bëri të ditur se numri i viktimave ka arritur në 5.208, ndërsa 16.740 persona kanë mbetur të plagosur nga lëkundjet e njëpasnjëshme sizmike.

Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet, ekipet e emergjencës kanë ofruar ndihmë për 128.324 familje të prekura, ndërsa janë ngritur 107 kampe të përkohshme ku aktualisht strehohen rreth 23.820 persona.

Qeveria venezueliane njoftoi gjithashtu se pas dy goditjeve kryesore janë regjistruar 1.388 pasgoditje, duke rritur pasigurinë dhe vështirësitë për banorët në zonat më të prekura.

Rajoni bregdetar i La Guaira, një nga zonat më të dëmtuara, po përballet edhe me një sfidë të madhe mjedisore. Ministri i Pushtetit Popullor për Ekosocializmin, Nelson Rodriguez, tha se tërmetet kanë shkaktuar rreth 2.106 milionë tonë mbeturina, ndërsa autoritetet kanë nisur një plan për rehabilitimin e zonave të prekura.

Tërmetet me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë goditën Venezuelën më 24 qershor, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe një krizë humanitare që vijon ende.

lajme të ngjashme