Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Sfida e buxhetit”, gjej balonat me shkronjat Artmotion (VIDEO)

NULL NULL
10.12.2023 15:04

Platforma Artmotion këtë herë i ka vënë në sfidë banorët e Big Brother VIP Kosova 2.

Artmotion ka menduar për ‘Sfidën e Buxhetit’ të kësaj jave, duke vënë në dispozicion 2 mijë balona.

Sipas ‘Vëllait të Madh’ në mesin e këtyre  2 mijë balonave, nëntë prej tyre mbajnë nga një shkronjë, e ato shkronja e formojnë fjalën Artmotion.

Ato shkronja do të gjenden e dallohen kur shpërthehen balonat me pajisjet që janë ndarë nga ‘Vëllai i Madh’ e janë venosur në dhomën e ndejës.

Kjo sfidë do të realizohet me rënien e gongut disa herë për një periudhë, pas rënies së gongut do të shqiptohet emri i njërit prej banorëve dhe për 60 sekonda duhet të dalë jashtë banori që i thirret emri që të shpërthejë sa më shumë balona.

Kjo sfidë do të vazhdojë kështu derisa ‘Vëllai i Madh’ ta ndërprejë./Klankosova.tv

Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:

  • Kosovë: Artmotion www.artmotion.net dhe Kujtesa www. kujtesa.com
  • Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut: Artmotion Aplikacioni Mobil dhe Tring Satelit
  • Evropë: Nimi Tv www.nimitv.com
  • Amerikë: TV Alb

 

 

lajme të ngjashme