Sevilla mund “ekipin e dytë” të Atleticos NULL NULL 11.04.2026 23:22 11.04.2026 23:22 Sevilla ka fituar ndaj Atletico Madridit 2-1 në javën e 31-të në La Liga. Akor Adams kaloi vendësit në avantazh në minutën e dhjetë nga pika e bardhë. Shifrat i barazoi Javier Bonar, 20 minuta më vonë pas një goli me kokë. Ndërkaq, golin e fitores e realizoi Nemanja Gudelj në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë. Atletico ndodhet i katërti me 57 pikë, ndërkaq Sevilla ngjitet e 15-ta me 34.