Serie A e nis xhiron e 24-të me ndeshjen Como – Juventus NULL NULL 07.02.2025 19:30 07.02.2025 19:30 Skuadra e promovuar këtë edicion në Serie A, Como, sonte do të jetë nikoqire e ekipit më të trofeshëm në Itali. Juventus shfaqet sonte përballë Mërgim Vojvodës, njofton Klankosova.tv. Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës gjatë afatit kalimtar të janarit, kaloi nga Torino nën urdhërat e trajnerit, Cesc Fabregas. Aktualisht “Zonja e Vjetër” zë vendin e gjasht në tabelë me 40 pikë, kurse kundërshtari i sotëm i tyre, me 18 më pak, renditet 15-ti. Como – Juventus transmetohet direkt në kanalin Sport 2 të platformës kryesore shqiptare, Art Motion, me fillim në orën 20:45. Elita italiane e futbollit, Serie A, transmetohet direkt në Art Motion!