Serena Williams zbulon se çka i lejon vetes pas pensionimit NULL NULL 29.12.2022 22:17 29.12.2022 22:17 Serena Williams po e ndryshon stilin e jetesës pas tërheqjes së saj nga tenisi profesionist. Profesionistja 41-vjeçare njoftoi tërheqjen e saj nga ky sport në gusht të këtij viti. Ajo që duket të jetë ndeshja e saj e fundit u luajt muajin pasues. Pothuajse katër muaj pas lojës, Serena dha një përditësim se si ka qenë jeta dhe një ndryshim me të cilin ajo ka vështirësi të përshtatet. Në një postim në Twitter, Serena konfirmoi se relaksimi nuk i vjen lehtë. “Për momentin po e lejoj veten të jem e lodhur. Po e lejoj veten të pushoj. Po e lejoj veten thjesht të jem. Është më e vështirë nga sa e kam imagjinuar ndonjëherë”, shkroi ajo. “Unë kurrë nuk e kam lejuar veten të bëj ndonjë nga këto gjëra më parë”, shtoi Williams. Edhe pse Serena në dukje njoftoi planet e saj për t’u tërhequr, ajo ka ngacmuar që atëherë një rikthim në sport. Do të duhet të shohim se çfarë ka 2023-ta për të.