Serbët u paguan pa shkuar në punë (VIDEO) NULL NULL nga Mërgime Taraku 01.11.2022 20:18 nga Mërgime Taraku 01.11.2022 20:18 Në Komisionin për Mbikëqyrje të Financave Publike, gjatë shqyrtimit të Raportit të Auditimit, u tha se 32 punëtorët serbë u paguan edhe vitin e kaluar pa shkuar në punë, ku Ministria e Arsimit realizoi pagesa mbi 140 mijë euro. Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, tha se kishte ndërprerë rrogat e tyre duke i vendosur zero në listë, derisa kishin rënë në kontakt me ta e që më pas kishin nënshkruar një marrëveshjeve me katër komunat veriore ku kërkuan vazhdimisht raportim të rregullt për zyrtarët. Nagavci tha se për pagesat për 2021-ën ka dërguar padi në organet kompetente bazuar në gjetjet e Zyrës Kombëtare të Auditimit të vitit paraprak.