Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sëmuret Wille Nelson, anulon koncertet

NULL NULL
15.10.2015 17:41
82 vjecari, Wille Nelson i lindur në Texas, ka shënuar më shumë se 60 albume e që u shfaq në më shumë se 30 filma dhe shfaqje televizive

Wille Nelson, ka anuluar koncertin e tij muzikorë për shkak të një sëmundjeje ende të pazbuluar.

Këngëtari kishte planifikuar që të fillojë një seri koncertesh me Merle Haggard, me moton ”Django& Jimmie Tour”.

Ky koncert muzikor, pritej të fillonte në Karolinën e Jugut të enjtën, megjithatë sipas një zëdhëndësi të Nelsonit, thuhet se koncerti do të ricaktohet përsëri dhe do të filloj të dielën në Raleigh, përcjellë Klan Kosova.

Megjithatë i pyetur nga Reuters, zëdhëndësi i Nelson-it nuk dha asnjë koment mbi gjendjen shëndetësore të këngëtarit për të mos dhënë as edhe ndonjë hollësi rreth sëmundjes së tij, transmeton Klan Kosova.

lajme të ngjashme