Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Selmanaj: Në këto pesë vjet, Kosova u demolua në raport me aleatët e saj strategjikë (VIDEO)

NULL NULL
21.12.2025 17:48

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Driton Selmanaj, pati kritika të ashpra sa i përket aspektit diplomatik të qeverisjes pesëvjeçare të Albin Kurti.

I ftuar në Info Magazine në Klan Kosova, Selmanaj tha se Kosova në këtë periudhë kohore u demolua në raport me aleatët e saj strategjikë.

“Edhe me vendet e BE-së edhe me aleatin jetik ShBA-në. Sot është dita e 909-të që ne kemi akoma masa sanksionuese nga BE-ja dhe tash para dy ditësh i gëzohen lajmit qeveria dhe presidentja “Kemi informata se do të na heqin masat””, deklaroi Selmanaj në Klan Kosova.

Ai përmendi edhe angazhimin e tij dhe asokohe të ish-kryeministrit Avdullah Hoti, në arritjen e “Marrëveshjes së Washingtonit” më 4 shtator 2020.

lajme të ngjashme