Asllani harron Barcelonën dhe Dortmundin, afër transferimit te RB Leipzig NULL NULL 19.07.2026 20:45 19.07.2026 20:45 Sulmuesi i Hoffenheimit, Fisnik Asllani, është shumë afër transferimit te RB Leipzig. Sipas BILD, 23-vjeçari pritet ta kompletojë kalimin te skuadra nga Saksonia para fundit të këtij muaji, ndërsa Leipzig është i gatshëm të aktivizojë klauzolën e lirimit prej 30 milionë eurosh në kontratën e tij, transmeton Klankosova.tv. Për Asllanin kishte interesim edhe nga Barcelona dhe Borussia Dortmundi, por asnjëri klub nuk ka avancuar në bisedime. Barcelona e shihte sulmuesin si alternativë rezervë, ndërsa Dortmundi duhet fillimisht të krijojë hapësirë në skuadër dhe në listën e pagave. Në këto rrethana, RB Leipzig është favorit për të siguruar shërbimet e sulmuesit shqiptar, i cili po konsiderohet si një prej talenteve më premtues të Bundesligës.