Dyshohet për një shtetas të huaj të zhdukur në liqenin e Batllavës NULL NULL 19.07.2026 21:14 19.07.2026 21:14 Një ngjarje tragjike dyshohet të ketë ndodhur të dielën padite në liqenin e Batllavës, ku një person dyshohet se është zhdukur në ujë. KosovaPress mëson se, viktima dyshohet të jetë shtetas i huaj rreth moshës 55 vjeçare, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura rrethanat. Mësohet se familjarët për herë të fundit e kanë parë familjarin e tyre rreth orës 18:35. Në vendin e ngjarjes kanë dale ekipi i emergjencës në Podujevë, njësitet policore, ekipet e kërkim-shpëtimit dhe zjarrfikësit. Klankosova.tv ka kontaktuar me Policinë por deri në këto momente nuk ka marrë ndonjë përgjigje.