Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rritet fluksi në kufi, qindra metra kolona në hyrje të Kosovës

NULL NULL
20.07.2026 14:40

Fluksi i mërgimtarëve që po hyjnë në Kosovë ka shkaktuar rritje të kolonave në disa pika kufitare të vendit.

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolonat më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku arrijnë deri në 700 metra.

Në Muçibabë kolonat janë rreth 150 metra, ndërsa në Han të Elezit dhe Vërmicë rreth 100 metra.

Sa i përket pritjeve, ato variojnë nga disa minuta, ndërsa në pikat e tjera kufitare qarkullimi paraqitet më i lehtësuar.

Për më shumë detaje rreth gjendjes në pikat kufitare, në këtë LINK gjeni detajet. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme