Nga vendi i aksidentit tragjik në kufi me Kosovën, gazetari sjell detajet e fundit (VIDEO) NULL NULL 20.07.2026 13:54 20.07.2026 13:54 Gazetari i Klan Kosova, Kastriot Tahiri, ka raportuar nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik në afërsi të pikëkalimit kufitar Bllacë, në të cilin humbën jetën tre shtetas të Kosovës nga Vushtrria. Siç tha ai në emisionin “Kosova Today:, dyshohet se aksidenti mund të ketë ndodhur si pasojë e shpejtësisë së papërshtatshme dhe mungesës së sinjalizimit rrugor në atë pjesë. Tahiri ka intervistuar edhe një banor të zonës, i cili ka treguar se autoritetet u kishin bërë thirrje banorëve të lajmëronin policinë nëse shihnin ndonjë shenjë apo merrnin ndonjë informacion për Ejup Tërnavën, Cennet Tërnavën dhe Fatmire Shabanin, që u gjetën më vonë pa shen jete në një veturë të përmbysur, në afërsi të kufirit me Kosovën. Ndiqni detajet e plota: