Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trump: Është e vështirë të vësh bast kundër Messit në finalen e Kupës së Botës

NULL NULL
19.07.2026 21:23

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është i pranishëm në finalen e Kupës së Botës 2026 mes Argjentinës dhe Spanjës, e cila zhvillohet në stadiumin “MetLife” në New Jersey.

Ai po ndjekë ndeshjen së bashku me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, me të cilin do t’ia dorëzojë trofeun kampionit pas përfundimit të finales, transmeton Klankosova.tv.

Në një intervistë për Fox, Trump refuzoi të zgjedhë një favorit për triumfin, por vlerësoi Lionel Messin, duke thënë se është shumë e vështirë të vësh bast kundër tij.

“Nuk do të zgjedh anë. Thjesht mendoj se është shumë e vështirë të vësh bast kundër Messit. Ai është i jashtëzakonshëm”, u shpreh presidenti amerikan.

Trump lavdëroi edhe karrierën e yllit argjentinas, duke e renditur në mesin e futbollistëve më të mëdhenj të historisë, përkrah Cristiano Ronaldos.

Ai shtoi se interesimin për futbollin e ndan edhe me djalin e tij, Barron Trump, i cili është tifoz i madh i këtij sporti.

Messi e nis finalen vetëm një gol larg rekordit të golashënuesit më të mirë në historinë e Kupës së Botës dhe synon ta udhëheqë Argjentinën drejt një tjetër trofeu botëror.

lajme të ngjashme