Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

11 vjet nga ndeshja e parë e kombëtares së Kosovës, selektori kujton emocionet (VIDEO)

NULL NULL
05.03.2025 15:54

Sot janë shënuar 11 vjet nga ndeshja historike mes Kosovës dhe Haitit, e cila u zhvillua më 5 mars 2014 në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Ky takim, i cili përfundoi pa gola (0:0), u luajt nën patronatin e FIFA-s dhe shënoi hapin e parë drejt ndërkombëtarizimit të futbollit kosovar, transmeton Klankosova.tv.

Që nga ajo ditë, futbolli në Kosovë ka përjetuar një zhvillim të jashtëzakonshëm, duke u bërë pjesë e UEFA-s dhe FIFA-s në maj të vitit 2016.

Trajneri i skuadres Albert Bunjaku, në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, e rikujtoi ndeshjen si një ndër lojërat më emocionuese, duke theksuar se loja në fjalë,  ka qenë maja e ajsbergut, e gjithë përpjekjeve për t’u bërë pavarësimi i futbollit kosovar.

Ndiqni intervisten e plotë, në videon e mëposhtme:

lajme të ngjashme