Sekretet e njerëzve të lumtur NULL NULL 02.07.2015 15:45 02.07.2015 15:45 Pse disa njerëz qeshin më shumë e janë më të lumtur se të tjerët? E gjithë kjo ka të bëjë me zgjedhjen e strategjisë së duhur, raporton Telegraph, transmeton Klan Kosova. Themeluesi i Institutit të Lumturisë, doktor Tim Sharp, shprehet që është jetike për shumë njerëz që të përkujdesen për strategjinë e lumturisë së tyre, sepse kjo do të ndikojë në shumë aspekte të jetës. “Njerëzit e lumtur janë më të shëndetëshëm, jetojnë më gjatë dhe janë më të suksesëshëm në punë”, shprehet Sharp. “Strategji të ndryshme punojnë për njerëz të ndryshëm”. “Por ka parime të përgjithshme, duke përfshirë të qenit i qartë në lidhje me qëllimet e juaja”, është shprehur Sharp. Dr. Sharp, shprehet që çdo kush ndihet keq ndonjëherë, dhe është shumë mirë që të këshillohet me njerëzit të cilëve i’u beson, të dëgjojnë e të meditojnë. Sipas një studimi të Universitetit të Melbourne, lidhjet njerëzore janë shumë më të rëndësishme në lumturinë e një njeriu, se sa sukseset materiale.