Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

‘Secili që ka qenë pjesë e sulmeve në veri do të sillet para drejtësisë’

NULL NULL
23.06.2023 12:22

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se secili që ka qenë pjesë e sulmeve në veri do të sillet para drejtësisë.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka shtuar se republika nuk trembet dhe se do t’i luftojë të gjitha bandat kriminale, njofton Klan Kosova.

Në anën tjetër, Policia e Kosovës sot ka arrestuar Nenad Orlovic, i njohur me nofkat ‘Nemac’ dhe ‘Rusi’, i cili dyshohet për sulm ndaj KFOR-it në ditën e 29 majit në Zveçan ku mbeten të plagosur shumë ushtarë. Pandëshkueshmëria dhe amnistia ndër vite e kriminelëve të tillë, ka rezultuar me sulme brutale ndaj KFOR-it nga të cilat mbi 30 pjesëtarë mbetën të lënduar. Secili që ka organizuar dhe ka qenë pjesë e atyre sulmeve do të sillet para drejtësisë”, ka shkruar Sveçla.

“Republika nuk trembet. Secili do të japë llogari për secilin krim. Do të vazhdojmë pa u ndalur, në luftë ndaj të gjitha bandave që kanë për synim terrorin ndaj qytetarëve tanë e destabilizimin e vendit tonë”, ka shtuar ai.

Policia e Kosovës arreston të dyshuarin për sulm ndaj KFOR-it

klankosova.tv

lajme të ngjashme