Seanca dëgjimore për manipulim votash, prezent Avokati i Popullit (VIDEO) NULL NULL 24.01.2026 14:50 24.01.2026 14:50 Avokati i Popullit, Naim Qelaj, do të jetë i pranishëm në seancën dëgjimore që është paralajmëruar të nis sot në ora 14:00 në Gjykatën Themelore të Prizrenit, ndaj 109 të dyshuarve për manipulim votash në këtë komunë. Nga afër, seancën po e përcjell gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani. Tashmë, të dyshuarit me pranga në duar janë futur brenda gjykatës. Ndërkohë, zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Marcel Lekaj, ka njoftuar se deri në këto momente janë pranuar katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 11 personave, në mesin e 109 të arrestuarve. /Klankosova.tv