Scrub për fytyrë me produkte natyrale NULL NULL 02.05.2017 22:04 02.05.2017 22:04 Me rritjen e temperaturave, njeriu fillon dhe djersin më shumë. Djersa, duke u përzier me pluhurin, shkakton akne, të cilat mund t’i mbani në kontroll, nëse përdorni tonikë me ujë trëndafili apo me borzilok. Për të përgatitur këta tonikë, zieni petalet e këtyre bimëve me ujë të pastër, lërini të ftohen dhe përdorini 2 herë në ditë me anë të një pambuku për pastrimin e fytyrë. Veç tonikut ju mund të përgatisni dhe një skrab fytyre për të larguar qelizat e vdekura, shkruan Living.al. Përbërësit: 1 lugë gjelle tërshërë të bluar 1 lugë çaji miell bajamesh 1 lugë gjelle mjaltë 2 lugë gjelle qumësht kokosi 1 lugë çaji vaj bajamesh Përziejini mirë të gjithë përbërësit dhe masën e përgatitur vendoseni në fytyrë me lëvizje rrethore, duke e masazhuar fytyrën lehtë për 5 minuta. Pas 10 minutash, shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët. Në fund, mund të vendosni kremin hidratues (mundësisht bio) ose pak vaj kokosi.