Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Salah: Ky është sezoni im i fundit në Liverpool

NULL NULL
03.01.2025 18:00
Mohamed Salah
Mohamed Salah

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, ka thënë se ky do të jetë viti i tij i fundit në “Anfield”.

Ai tha se aktualisht, bisedimet me klubin janë larg dhe nuk ka përparim në bisedimet për kontratën e re.

“Sezoni im i fundit në Liverpool? Deri më tani, po… janë 6 muajt e fundit dhe jemi shumë larg nga progresi në bisedime. Nuk jemi afër, nuk ka përparim”, tha Salah për Sky Sport, transmeton Klankosova.tv.

Salahu iu bashkua Liverpoolit në vitin 2017, ku ka 375 paraqitje në të gjitha garat dhe i ka shënuar plot 231 gola, teksa ka fituar me Liverpoolin Champions Leaguen, Premier Leaguen e kupat e Anglisë.

 

lajme të ngjashme