“Sa më shumë i njoh meshkujt, aq më shumë dua të pi…” NULL NULL 20.10.2016 18:11 20.10.2016 18:11 Kjo është historia e një gruaje të re, e cila u mbijeton stuhive sentimentale. Ambra është njëzet e nëntë vjeçe, ka pasion librat dhe kuzhinën dhe një karrierë të shkëlqyer në Nju Jork. Një telefonatë e papritur do ta detyrojë të braktisë Amerikën për t’u kthyer në vendlindjen e saj, në Itali, shkruan botimeshqip.com Atje, mes vreshtave e nuancave të verërave, do të rizbulojë peizazhe të pashoqe, një jetë përtej smartphone-it dhe karrierës dhe gjithashtu… do të ritakohet me Alesandron, enologun dhe shokun e ngushtë të fëmijërisë, i cili do t’ia trazojë shpirtin e mendjen më shumë, tani që është rritur… A mjafton një telefonatë për të ndryshuar një jetë? Si mund t’i mbijetojmë stuhive të dashurisë? Çdo femër mund të jetë unike, mjafton ta dëshirojë këtë! Ky është libri “Femrave u pëlqen e Kuqija”, nga Daniela Farnese.