Rutte: Për NATO-n është i rëndësishëm stabiliteti dhe paqja në Ballkanin Perëndimor NULL NULL 18.12.2024 11:35 18.12.2024 11:35 Ish-kryeministri holandez Mark Rutte, në ditën e ceremonisë së hapjes së Samitit për Paqen në Ukrainë në Buergenstock Resort në Stansstad afër Lucernit, Zvicër, 15 qershor 2024. REUTERS/Denis Balibuse Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se NATO ka qenë e përkushtuar ndaj Bosnje dhe Hercegovinës për gati tre dekada. Në një konferencë për media, ai ka thënë se angazhimi i NATO-së ndaj Bosnje dhe Hercegovinës dhe stabilitetit rajonal mbetet i palëkundur, njofton Klankosova.tv. “Ne mbështesim fuqimisht sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tuaj, një Bosnje dhe Hercegovinë e qëndrueshme dhe e sigurt dhe një Ballkan Perëndimor paqësor janë në interesin tonë strategjik”, ka thënë Rutte. Ai sot është takuar me Zheljka Cvijanoviq, kryetaren e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës.