Rusia pretendon se ka pushtuar një fshat në Zaporizhzhia NULL NULL 17.03.2024 13:34 17.03.2024 13:34 ARKIV: Ushtarë rusë. Forcat e Moskës kanë kapur një fshat në rajonin Zaporizhzhia të Ukrainës, ka thënë Ministria ruse e Mbrojtjes. Duke shkruar në Telegram, ministria tha se fshati Mirne ishte “çliruar” nga Ukraina. “Në drejtimin jugor të Donetskut, si rezultat i operacioneve të suksesshme sulmuese, njësitë e Grupit të Forcave Vostok çliruan Mirne (rajoni i Zaporozhzhia) dhe gjithashtu zmbrapsën një kundërsulm nga një grup sulmi i Brigadës 72 të Mekanizuar AFU pranë Vodyanoye,” shkroi ajo. Ukraina nuk e ka komentuar publikisht këtë pretendim dhe Sky News nuk e ka verifikuar atë, transmeton Klankosova.tv.