“Rugove”: Rezultatet e analizës së dytë konfirmuan se uji është i pastër, i pijshëm dhe pa asnjë problem cilësor NULL NULL 04.03.2025 18:25 04.03.2025 18:25 Korporata Rugove ka reaguar ndaj lajmeve që u publikuan gjatë ditës së sotme mbi dyshimet për cilësinë e ujit “Rugove”. Siç thotë kjo korporatë, Ujë Rugove i ka kaluar të gjitha testet e cilësisë nga Instituti i certifikuar maqedonas “Food Lab”. Thotë se më datë 12 shkurt, gjatë një analize të bërë nga eksporti i një sasie të ujit në shishe plastike 1.5l në Maqedoninë e Veriut, “është konstatuar se cilësia e ujit nuk i ka kaluar testet”, ndërkaq sqaron se në testin e dytë, cilësia ka dalë e pastër. “Mostra në fjalë ishte pjesë e procedurës standarde të kontrollit kufitar para se produkti të hidhej në treg, pra mostra nuk i takon ndonjë produkti në treg dhe kësisoj nuk ka rrezikuar shëndetin e askujt”. “Sipas legjislacionit në fuqi, pas një analize fillestare, ne kërkuam që e njëjta mostër të testohej përsëri nga autoritetet përkatëse maqedonase. Rezultatet e analizës së dytë konfirmuan se uji është i pastër, i pijshëm dhe pa asnjë problem cilësor. Bashkangjitur e gjeni analizën e suksesshme te Institutit maqedonas të certifikuar Food Lab që e vërteton këtë”, ka thënë Korporata Rugove në reagimin publik. Për këtë, kompania ka publikuar analizat e kryera nga Instituti i Certifikuar Maqedonas “Food Lab” dhe IKSHPK, që thotë se vërtetojnë cilësinë e lartë të ujit Rugove: Më poshtë, gjejeni të plotë reagimin e Korporatës Rugove: REAGIM ZYRTAR Në lidhje me raportimin e bërë nga një agjenci e lajmeve në Maqedoninë e Veriut mbi cilësinë e ujit tonë të eksportuar, si dhe të disa medieve kosovare, dëshirojmë të sqarojmë dhe të japim një pasqyrë të plotë të situatës. Ujë Rugove eksporton produktet e saj në Maqedoninë e Veriut përmes distributorit të autorizuar, Dauti Komerc. Para hyrjes në këtë treg, ne kemi kaluar një proces rigoroz licencimi dyvjeçar, duke përmbushur të gjitha kërkesat burokratike dhe standardet e vendosura nga shteti i Maqedonisë së Veriut. Aktualisht, jemi në vitin e tretë të operimit në këtë treg pa asnjë problem dhe me një standard të lartë cilësie. Më datë 12 shkurt, gjatë një analize të bërë nga eksporti i një sasie të ujit në shishe plastike 1.5l në Maqedoninë e Veriut, është konstatuar se cilësia e ujit nuk i ka kaluar testet. Lidhur me mostrën e analizuar, dëshirojmë të sqarojmë se: – Mostra në fjalë ishte pjesë e procedurës standarde të kontrollit kufitar para se produkti të hidhej në treg, pra mostra nuk i takon ndonjë produkti në treg dhe kësisoj nuk ka rrezikuar shëndetin e askujt. – Sipas legjislacionit në fuqi, pas një analize fillestare, ne kërkuam që e njëjta mostër të testohej përsëri nga autoritetet përkatëse maqedonase. Rezultatet e analizës së dytë konfirmuan se uji është i pastër, i pijshëm dhe pa asnjë problem cilësor. Bashkangjitur e gjeni analizën e suksesshme te Institutit maqedonas të certifikuar Food Lab që e vërteton këtë. Uji Rugove i nënshtrohet kontrolleve të përditshme nga laboratori ynë i brendshëm, disa herë brenda ditës – në mëngjes, gjatë ditës dhe në mbrëmje. Përveç kësaj, produktet tona certifikohen rregullisht nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, duke garantuar sigurinë dhe cilësinë maksimale. Gjithashtu, Ujë Rugove eksporton produktet e tij në disa tregje ndërkombëtare, përfshirë Shqipërinë, Malin e Zi, Serbinë, Gjermaninë, Zvicrën, Arabinë Saudite, Austrinë, Anglinë, Amerikën, si dhe bazat ushtarake të NATO-s në Evropën Juglindore. Çdo eksport i yni i nënshtrohet analizave strikte te AUVK (Agjensioi i Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës) si dhe analizave të shteteve respektive, ku çdo herë i ka kaluar me sukses të gjitha testimet. Për këtë arsye, çdo interpretim që vë në dyshim cilësinë dhe sigurinë e ujit tonë është i pabazuar dhe i pavërtetë. Jemi të përkushtuar të ofrojmë vetëm produkte të sigurta dhe cilësore për konsumatorët tanë, kudo ku operojmë dhe për këtë sigurojmë qytetarët që asnjë shishe e ujit nuk hidhet në treg pa i kaluar të gjitha testimet laboratorike. Bashkangjitur i gjeni analizat e ujit tonë nga Instituti i Certifikuar Maqedonas “Food Lab” dhe IKSHPK, që vërtetojnë cilësinë e lartë të ujit tonë. Ftojmë të gjitha mediet të bazohen në të dhënat dhe analizat e plota shkencore dhe të shmangin keqinformimin!