Rudi: Të koordinohet jeta muzikore në Kosovë (VIDEO) NULL NULL 03.07.2023 21:36 03.07.2023 21:36 Kompozitori Rafet Rudi ka thënë që institucionet përgjegjëse të jetës kulturore duhet të përkujdesen për një organizim më cilësor të jetës muzikore në Kosovë. “Të mendojnë ta bëjnë një organizim më të mirë, ta koordinojnë jetën muzikore. Mund ta merrni me mend sivjet ka qenë për shembull ReMusica, dhe në ditën e hapjes së festivalit pikërisht në atë ditë përplaset me një festivali gjithashtu të vlefshëm të jazz muzikës? Si është e mundur aty komuna mos me e vërejtur?”, ka thënë Rudi në KultOra. “Me të vërtetë ata të komunës e kanë vërejtur këtë defekt dhe e kanë lënë. Nuk bën”. Sipas Rudit, me rritjen e Prishtinës dhe Kosovës në përgjithësi po rritet edhe potenciali dhe një potencial i tillë duhet të akomodohet përmes një koordinimi më efikas të ngjarjeve kulturore në mënyrë që ato të mos bien sipër njëra-tjetrës. “Programet duhet paraprakisht të koordinohen, të planifikohen dhe natyrisht të ketë një rregull të mirë jetës muzikore në qytet”. “Prishtina është duke u rritur. Kosova është duke u rritur. Oferta është tash e madhe, potenciali është shumë më i madh se sa që kemi pasur. Nevojitet një organizim më cilësor”.