Rubin pas dëshmisë në Hagë: Ishte privilegj të ndaja mendimet e mia NULL NULL 17.09.2025 11:25 17.09.2025 11:25 Dëshmia e ish-diplomatit amerikan, James Rubin në Hagë tashmë ka përfunduar. Në lidhje me këtë, Rubin tha se ishte privilegj, por edhe e rëndësishme që të ndante mendimet e tij për këtë çështje. “Ka qenë privilegj për mua të jem këtu, pavarësisht që zgjati pak si shumë, është një kënaqësi e madhe për mua dhe përdorim shumë i rëndësishëm i kohës sime”. “Ishte me rëndësi për mua që isha këtu dhe ju thash mendimet e mia, dhe dhashë dëshminë time për këtë çështje”, deklaroi Rubin./Klankosova.tv