Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rubin: Historia e luftës s’mund të rishkruhet (VIDEO)

NULL NULL
nga Agnesa Sahiti 11.04.2023 20:26

Gjykatën Speciale nuk e komenton, por veprimtarinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po.

Zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, James Rubin, beson se historia e luftës nuk duhet të rishkruhet, njofton Klankosova.tv.

Ky pohon se UÇK-ja ishte qendër e procesit të paqes, megjithatë thotë se nuk do mbështeste çdo gjë që ka ndodhur në atë kohë.

“Natyrisht ka gjëra që janë bërë. Por le të jemi të qartë, kërcënimi erdhi nga forcat ushtarake serbe, kërcënimi i masakrimit masiv erdhi nga forcat ushtarake serbe. Dhe, po, UÇK-ja me gjasë kishte probleme që u ekzaminuan dhe u panë që nuk ishin të përsosura.” u shpreh Rubin.

Emisari special i DASH-it në një intervistë për Radio Evropa e Lirë potencoi se është shumë e mundshme që mes Kosovës dhe Serbisë të arrihet paqja.

“Mund të arrijmë të njihen simbolet e sovranitetit të Kosovës në atë kuptim; nëse mund të arrijmë marrëdhënie normale dhe shkëmbime ambasadash dhe të gjithë hapat e nevojshëm për t’i bërë vendet ta trajtojnë njëra-tjetrën normalisht.”

Ai beson se liderët serb duhet të mësohen me idenë se s’do t’i marrin të gjitha që duan derisa tha se nëse Prishtina i respekton zotimet e marrëveshjes, SHBA dhe BE do të angazhohen për anëtarësimin e saj në Union.

Rubin, që ishte për vizitë në Mal të Zi, ku ka folur dhe ofruar përkrahje për kampanjën e dezinformimit dhe manipulimit rus në Ballkan, nuk planifikon të qëndrojë në Prishtinë dhe Beograd.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

 

lajme të ngjashme