Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rubiku në Selanik

NULL NULL
25.06.2015 10:05
Nis edicioni i pestë i Bienales së Artit Bashkëkohor në Selanik, ku mes 43 artistëve nga 25 vende në mbarë botën është pjesëmarrëse edhe artistja shqiptare, Anila Rubiku.

Në këtë Bienale artistët do të mund të  tregojnë veprat e tyre të artit, idetë e reja dhe të vjetra.

Ekspozita, ngjarje arti, performanca, seminare, simpoziume, takime, programe edukimi për artin, përbëjnë programin e Bienales së Artit Bashkëkohor, ku pjesmarrëse është edhe artistja shqiptare, Anila Rubiku.

“Midis Pesimizmit të Intelektit dhe Optimizmit të Vullnetit”, është ekspozita kryesore në këtë Bienale të Artit Bashkëkohor (23 qershor-30 shtator) me kuratore Katerina Gregos, frymëzuar nga një aforizëmi i Antonio Gramshit .

Sakaq, shqiptarja Anila Rubiku është diplomuar në Akademinë e Brerës, Milano dhe ka një aktivitet artistik të pasur me ekspozita në Angli, SHBA, Izrael, Zvicër, Ukrainë. Ajo është pjesëmarrëse në Pavionin Shqiptar të Bienales së Artit në Venecia, në vitin 2011.

lajme të ngjashme