“Rruga” shfaqet në Prishtinë, trajton trafikimin NULL NULL 19.12.2018 11:45 19.12.2018 11:45 Caritas Kosova me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komunën e Ferizajt dhe të Caritasit në Francë, në bashkëpunim me Figurina’s Film kanë realizuar filmin artistik të metrazhit të shkurtër, 15 minuta të quajtur “Rruga” , njofton Klan Kosova. Filmi trajton temën e dy viktimave të trafikimit dhe jetën e tyre të kontrolluar nga një trafikant, filmi është me regji të Besim Ugzmajlit, në rolet kryesore janë aktorja Gresa Pallaska dhe Mal Noah Sfqiu. Ndërsa këtë të mërkurë ky film ka premierën në hapësirën e kinemasë Kino ABC, kjo premierë u organizuar nga Caritas Kosova në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme. Viktor Sopi nga Caritasi tha se Caritas e ka vizonin që t’i mbështet njerëzit, jo edhe aq shume në formën ekonomike por t’i afrojë ngrohtësi. “Zemra konkrete që mbështet njeriun në nevojë është aq e madhe sa që nuk mund të kompensohet me asgjeë tjetër” , tha Sopi, gjatë fjalimit të tij Ndërsa regjisori i filmit, Besim Ugzmajli, falënderoj të gjithë dhe tregoi se ky është bashkëpunimi i dyte me Caritasin. Zyrtarja e lartë, Adile Basha, nga Ministria e ,Mirëqenies Sociale e lëvdoi punën e regjisorit, për dukurin që sipas saj ne përballemi çdo ditë. ” Para shtëpisë time, lagjes time, rrugës time dhe shtetit tim , fëmijët keqtrajtohen dhe ne jemi akoma përballë këtyre sfidave, edhe pse luftojmë trafikimin e fëmijëve por prape trafikimi i qenieve njerëzore vazhdon ” , tha Basha.