Rruga në Krushevë e shembur prej muajsh, banorët të revoltuar me gjendjen e saj NULL NULL 08.05.2026 21:10 08.05.2026 21:10 Foto nga lexues të Klankosova.tv Reshjet e mëdha të shiut që ranë në janar të këtij viti kanë shkaktuar telashe për banorët e Krushevës së Klinës. Si pasojë e reshjeve, ishte shembur edhe rruga transit Klinë-Gurrakoc, konkretisht në këtë fshat. Ndonëse banorët janë ankuar në redaksinë e Klankosova.tv që nga ajo kohë për gjendjen e rrugës, edhe sot një banor ka adresuar sërish problemin, duke thënë se situata mbetet e njëjtë dhe pa asnjë ndërhyrje. Sipas tij, komuna tash e sa kohë nuk ka ndërmarrë asnjë veprim lidhur me përmirësimin e gjendjes së kësaj rruge. Rruga e shembur, banorët e Krushevës në hall (FOTO)