Rrobat që duhet t’i largoni menjëherë nga dollapi NULL NULL 17.04.2018 18:30 17.04.2018 18:30 “Ke një jetë më interesante nëse vesh rroba mbresëlënëse”, ka thënë dikur dizenjatorja britanike e modës, Vivienne Westwood. Duket se kjo është e vërtetë, pasi edhe vetëm një palë këpucë të reja mund të ndryshojnë jetën tuaj, të paktën për disa ditë, pasi kjo ndryshon disponimin dhe vetëbesimin tuaj. Ashtu sikur rrobat e mërzitshme, të vjetruara dhe monotone që përpos që do të prishin pamjen tuaj, do të ndryshojnë edhe disponimin juaj. Gjëja më e mirë që mund të bëni është që të largoni menjëherë këto rroba nga dollapi juaj, transmeton Klan Kosova. Më poshtë janë disa nga rrobat që nuk ju bëjnë të dukeni mirë kur i veshni, prandaj largoni ato nga dollapi juaj sepse po ju zënë vetëm vend. Rrobat që pothuajse i kanë të gjithë Rrobat që nuk i përshtaten formave tuaja trupore Rroba dhe këpucë jokualitative Rroba që zbulojnë shumë nga trupi juaj Rroba që kanë mbishkrime dhe llogo të ndryshme Rrobat që nuk i keni veshur tash e 1 vit Rroba të vjetruara Rroba që nuk i përshtaten moshës tuaj Modeli i gabuar i rrobave të brendshme Rroba monotone