Rritja e rasteve me COVID-19, merren masa të reja në Maqedoninë e Veriut NULL NULL 20.10.2020 17:01 20.10.2020 17:01 Qeveria në Maqedoninë e Veriut i ka dhënë dritën jeshile propozimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive rreth masave të reja kundër pandemisë COVID-19. Organi ekzekutiv urdhëron kufizimin e kapaciteteve në transportin publik edhe atë në 50 për qind dhe kufizimin e punës së operatorëve ekonomik apo gastronomisë deri në orën 23:00. Masë rekomanduese ka adresuar edhe për administratën shtetërore, komunat dhe organet gjyqësore që ta rregullojnë orarin e punës me turne dhe nga distanca. Masat e fundit nuk do të jenë pjesë e dispozitave plotësuese në propozim-Ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse. Çdo masë tani e tutje do të hy në fuqi me vendim të Qeverisë, duke u bazuar në dispozitën e përgjithshme të paparë në propozimin i cili duhet të futet në procedurë parlamentare. Dispozita e përgjithshme “Të gjitha vendimet e ardhshme të Qeverisë, përfshi dhe masat tjera, rregullohen me këtë ligj”. Edhe masat e lartpërmendura hyjnë në fuqi pas shpalljes së tyre në Gazetën Zyrtare. Në rast se masat e propozuara nuk kanë efekt në uljen e bilancit me persona të infektuar me koronavirus, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe paralajmëroi se hapi ardhshëm do të jetë kufizimi i plotë i lëvizjes, përkatësisht ora policore./alsat