Rritet në tetë numri i lojtarëve të huaj që mund të luajnë për një klub kosovar NULL NULL 28.08.2024 14:18 28.08.2024 14:18 Numri i lojtarëve të huaj që mund të luajnë në të njëjtën kohë për një klub kosovar është rritur nga gjashtë në tetë. Këtë ndryshim në Rregulloren e Garave të dy ligave kryesore, Super Ligës dhe Ligës së Parë, e ka bërë Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës, sipas një emaili që FFK-ja ua ka dërguar klubeve kosovare. Ndryshimi ka ardhur pas kërkesës së klubeve të cilat e shohin këtë si një mundësi të mirë përr ritjen e cilësisë së futbollit në ligat e vendit.