Rritet kërkesa për analiza të tiroides në Prishtinë (VIDEO) NULL NULL nga Arbreshë Uka 09.04.2023 20:23 nga Arbreshë Uka 09.04.2023 20:23 Vetëm tri euro kushtojnë tri analiza bazike të gjëndrës tiroide si TSh, T3 dhe T4 në kujdesin parësorë të kryeqytetit. Diagnostikë ka tashmë në baza ditore qysh nga shkurti i këtij viti në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe atë në Dardani të Prishtinës. Një qytetare e cila në pasditen e së martës mori rezultatet e analizave të gjëndrës tiroide në QKMF, u shpreh tejet e kënaqur me këtë shërbim duke e konsideruar si masë lehtësuese, përfshirë edhe çmimin, krahasuar me ato në sektorin privat. Pos këtyre analizave hormonale, për çdo ditë punë ofrohet edhe ajo për matjen e sheqerit në periudhë tre mujore. Sipas drejtorit për Shëndetësi në Prishtinë, Izet Sadiku, thotë se tendenca e rritjes së sëmundjes së diabetit dhe gjëndrës tiroide ka ndikuar që këto shërbime të ofrohen për prishtinasit për pesë ditë pune. Si shkak i kësaj edhe kërkesa për të tilla analiza është rritur dukshëm krahasuar me vitin e kaluar. Sadiku thekson se përveç qëllimit që pacientët të kenë mundësi më të mirë të menaxhimit të sëmundjeve, është edhe të ju ndihmohet si shkak i situatës ekonomike, me synimin që vitin tjetër këto shërbime të zgjerohen edhe në qendrat tjera mjekësore.