Motivet e Ronës në Tiranë NULL NULL 28.04.2015 18:00 28.04.2015 18:00 Këngëtarja Rona Nishliu ka nisur të prezantojë pjesë të koncertit të saj “Me motivet tona”. Pas njoftimit të Ministrisë së Kulturës lidhur me këtë event, edhe kryeministri Rama ka lajmëruar për mbajtjen e koncertin në Lulishten e Kryeministrisë. Vetëm pak ditë më parë në Prishtinë Rona ka zgjedhur një vend të njohur nga prishtinasit si “Kurrizi” për paralajmërimin e albumit të parë. Koncerti “Me motivet tona”, i mbajtur në Prishtinë, i cili solli tingujt jazz me motive të trevave të ndryshme shqiptare, u realizua në bashkëpunim me Drejtorinë për Arsimin dhe Kulturën të Komunës së Prishtinës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.