Rolling Stones lanson klipin e ”Angry” me Sydney Sweeney (VIDEO) NULL NULL 06.09.2023 22:46 06.09.2023 22:46 Rolling Stones është rikthyer me projekt të ri. Grupi britanik i rokut publikoi të mërkurën videoklipin e këngës “Angry”, përcjell klankosova.tv. Klipi i “Angry” tregon yllin e ”Euphoria” Sydney Sweeney në pjesën e pasme të një kabrio të kuqe ndërsa pamjet e Rolling Stones shfaqen në billborde në rrugët e Los Anxhelosit. “Angry” është kënga e parë që debuton nga albumi i ardhshëm ”Hackney Diamonds” i Rolling Stones. Publikimi i albumit do të bëhet më 20 tetor.