Rita Ora shihet e lumtur, i dashuri thyen heshtjen për puthjen në treshe NULL NULL 02.07.2021 09:46 02.07.2021 09:46 Këngëtarja Rita Ora është shfaqur e lumtur, pasi i dashuri i saj, Taika Waititi, theu heshtjen e puthjes me të dhe me aktoren Tessa Thompson. Këngëtarja me prejardhje shqiptare është parë duke u larguar nga West Hollywoodi e veshur një fustan veror me lule me një palë këpucë ngjyrë bezhë, raporton Daily Mail, transmeton Klankosova.tv. Veshja elegante, që e kishte kombinuar me një çantë të vogël ngjyrë rozë, nxori në pah figurën mahnitëse të Ritës, ndërsa po shëtiste nëpër rrugë. Regjisori Waititi ka folur publikisht për fotografinë ku është parë duke puthur të dashurën e tij Ritën dhe aktoren Tessa në ballkonin e shtëpisë së tij në Sidnei. Pavarësisht raportimeve që u ‘qortua’ nga drejtuesit e Marvel për sjelljen e tij, ai i tha ET Canada se ‘nuk ishte një punë e madhe’. “A është një punë e madhe? Jo. Nuk po bëja asgjë gabim. Është në rregull”, ka deklaruar ai. “Mendoj se në botën e internetit gjithçka kalon shumë shpejt”, ka thënë ai kur është pyetur nëse është zemëruar nga vëmendja që fotografia ka marrë në media.