Rishikim i Google Nexus 5X NULL NULL 07.11.2015 11:06 07.11.2015 11:06 Telefoni i ri i Google plotëson pritshmëritë e të gjithë atyre që duan të jenë të parët që përditësohen dhe nuk kanë ndonjë preferencë në dizajn dhe materiale ndërtimi. Nexus 5X është një nga telefonët më të mirë të brezit të telefonëve për buxhet të mesëm. Pasi doli në treg bashkë me Nexus 6P ai është bërë telefoni i pëlqyer ata që duan të telefon të mirë, jo shumë të shtrenjtë dhe që vazhdon linjën e njohur të Nexus-it, njofton Klan Kosova. Ka një ekran 5 inçësh, 1080p, LCD jo AMOLED që ka të përmirësuar dukshëm këndet e shikimit në dritë të diellit, që nuk e ndikon shumë baterinë. Kur flasim për të – baterinë, Nexus 5X ka bateri me kapacitet 2700 mAh, që është i mjaftueshëm për të kaluar një ditë me përdorim të zakonshëm të telefonit. Diçka që e përmirëson edhe më kohëzgjatjen e baterisë është një nga risitë që vie bashkë me Android Marshmalloë, e quajtur Doze. Ajo bën që kur telefoni nuk është duke u përdorur bateria të harxhohet në minimum – dy ose tre për qind në tetë ose nëntë orë. Telefoni për port ka USB-C që është standardi i ri në pajisje teknologjike, plus Fast Charging, njofton Klan Kosova. Për një telefon 400 dollarësh, Nexus 5X ka të gjitha ato që mund të kërkohen nga ky brez i telefonëve. Ka procesor Snapdragon 808 dhe 2 GB RAM, që mjaftojnë për ta bërë mirë punën e procesimit të të dhënave. Pasi Nexus 5X është pak më i vogël se Nexus 6P lexuesi i shenjave të gishtërinjëve prapa është më lehtë i qasshëm për përdoruesit me duar të vogla. Ky telefon është për ata që duan të jenë përdorues të Nexusit, për ata që duan që të jenë të parët – jo të dytët për t’u përditësuar dhe që e duan eksperiencën e Stock Android-it. klankosova.tv