Rio Ave e transferon 16-vjeçarin nga Mitrovica, thotë Fabrizio Romano NULL NULL 07.01.2025 15:21 07.01.2025 15:21 Mesfushori 16-vjeçar me prejardhje nga Mitrovica, Dijar Ferati, së shpejti pritet t’i bashkohet ekipit portugez, Rio Ave. Lajmin e ka bërë të ditur gazetari sportiv, Fabrizio Romano, i cili tha se Ferati ka rënë dakord që t’i bashkohet Aves, pavarësisht interesimit nga klubet italiane dhe gjermane, do t’i ndjek planet e “Marinakis Group” që ka aksione në disa klube, përfshirë Nottingham Forest, Olympiacosit në Greqi dhe Rio Aves në Portugali, transmeton Klankosova.tv. Deri më tani, Ferati ka luajtur për klubin suedez Utskiktens, ku u transferua nga IFK Gothenburgu. Ai po ashtu ishte ftuar në ndeshjet e nëntorit që të luaj për Shqipërinë U17, teksa në “Transfermarket” vlera e tij është 100 mijë euro. 🚨🇸🇪 Marinakis Group have agreed deal for 16 year old Swedish midfielder Dijar Ferati to initially join Rio Ave. Despite interest from Italian and German clubs, Ferati’s set to join Rio Ave to follow plans of Marinakis Group. pic.twitter.com/NDhoyDONkf — Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 7, 2025