Rinis punën Specialja, këtë muaj pritet vendimi për Pjetër Shalën NULL NULL 09.01.2024 07:26 09.01.2024 07:26 Gjykata Speciale do ta rinis punën e saj pas një pushimi tri javor. Sipas kalendarit, nga e marta e deri të premten, para trupit gjykues do të paraqitet Pjetër Shala. Ndërkaq, javën tjetër gjykimi do të vazhdojë edhe për ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin. Këtë muaj, trupi gjykues pritet të vendos rreth çështjes së Pjetër Shalës, i cili akuzohet për krimet lufte. Dhomat e Specializuara, kanë nisur pushimin dimëror më 18 dhjetor, derisa pas vdekjes së njërit nga avokatët e Kadri Veselit, mbrojtja kishte kërkuar kohë disa javë, për të zëvendësuar avokatin.