Rikthimi i “Frasier” ndan kritikët NULL NULL 11.10.2023 16:00 11.10.2023 16:00 Rikthimi i serisë komike “Frasier” ku luan Kelsey Grammer dhe Nicholas Lyndhurs ka marrë kritika të përziera. Frasier kishte nisur si spinof i serisë Cheers, për t’u bërë vetë një hit klasik mes shikuesish. Në rikthimin e serisë, protagonist Frasier Crane kthehet në Boston pas një kohe të kaluar në Seattle. Përderisa The Guardian ia ka dhënë katër yje dhe NME-ja e ka lavdëruar, Entertainment Weekly ka thënë që seria jep momente të rralla gëzimi dhe se nuk është seria e njëjtë me atë të dikurshmen. Ndërkaq, edhe Rolling Stone ka pasur kritika, madje më të rënda, duke e quajtur serinë joqesharake dhe të pafrymëzuar.