Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rikthim i mbarë në Superligë, Ferizaj mposht Feronikelin’74

NULL NULL
10.08.2024 19:06
FC Ferizaj, Feronikeli'74, Albi Mall Superliga Foto: FFK

Skuadra e Ferizajit e ka nisur mbarë edicionin e ri të Albi Mall Superligës në futboll, duke mposhtur Feronikelin’74 me rezultat 2-1.

Goli i mesfushorit Edon Sadriu, në kohën shtesë të pjesës së parë, i dha epersinë vendasëve, duke u bërë njëkohësisht realizatori i parë i sezonit të ri në eliten futbollistike, njofton Klankosova.tv.

Shenjë statistikore si i pari i këtij kampionati, la edhe Florent Avdyli i ekipit nga Drenasi, por jo për të mirë. Ai e dërgoi topin në rrjeten e skuadrës së tij gjashtë minuta pasi nisi pjesa e dytë, çka bëri që epersia e nikoqirit të rritjen në dy gola.

Megjithatë ajo u shkri 24 minuta më vonë, kur Hasan Hyseni realizon për mysafirët, raporton Klankosova.tv

Kështu edhe mbeti deri në fund, me të kaltërtit që marrin 3 pikët e para në fillim të stinorit.

Në xhiron e ardhshme Ferizaj udhëtont e Malisheva, kurse “Nikli” pret Llapin.

lajme të ngjashme