Ribashkohet grupi Abba pas 30 vitesh NULL NULL 07.06.2016 10:54 07.06.2016 10:54 Katër anëtarët e një ndër grupeve më të famshme botërore, Abba, kanë performuar përkrah njeri tjetrit vikendin që shkoi në Stockholm, për herë të parë pas 30 vitesh, shkruan The Guardian , transmeton Klan Kosova. Kjo performancë u pa në një mbrëmje gala, e cila u mbajt për nder të 50 vjetorit të njohjes së autorëve Björn Ulvaeus dhe Benny Andersson. Çiftit në fjalë iu bashkuan Agnetha Faltskog dhe Anni-Frid Lyngstadon në skenën e Berns Salonger në Stockholm. Përveç që diskutuan për karrierat e tyre grupi ka kënduar hitin e 1980-tës “Me and I”. Turneu i fundit që ky grup kishte bërë së bashku ishte në vitin 1982.